Votimet e 14 majit, Celibashi, thirrje bashkive të kryejnë njoftimin me shkrim të zgjedhësve

Aktualitet | 4 vite më parë

Dy muaj e gjysëm nga mbajtja e zgjedhje vendore të 14 majit, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka shprehur shqetësimin e mospërmbushjes së detyrimit për njoftimin me shkrim të zgjedhësve nga ana e njësive të qeverisjes vendore. 

Në një status në Facebook, KQZ njoftoi se 40 bashki kanë raportuar fillimin e procesit të njoftimit me shkrim të zgjedhësve. Nga këto raportime vetëm 12 bashki kanë raportuar për ecurinë e procesit të njoftimit të zgjedhësve me raportime periodike javore për periudhën 14 janar – 27 shkurt.

“Bashkitë Bulqizë, Durrës, Elbasan, Fier, Gramsh, Mirditë, Pogradec, Përrenjas, Roskovec, Shkodër, Tiranë, Dimal kanë raportuar në dinamikë për ecurinë e procesit të njoftimit të zgjedhësve. Nga këto bashki vetëm 5 bashki kanë raportuar për të gjitha njësitë administrative dhe këto janë bashkitë Mirditë, Pogradec, Roskovec, Shkodër dhe Dimal. Vetëm bashkitë Durrës, Elbasan dhe Fier kanë raportuar periodikisht për njësitë administrative me të dhëna të plota sipas kërkesës së KQZ-së për periudhën e raportimit” bëhet e ditur në njoftim.

Gjithnjë sipas KQZ bashkitë të cilat nuk kanë dërguar informacion për ecurinë e procesit të njoftimit me shkrim të zgjedhësve janë: bashkia Berat, bashkia Dibër, bashkia Vau Dejës, bashkia Pukë, bashkia Fushë-Arrëz, bashkia Has, bashkia Lezhë, bashkia Kurbin, bashkia Shijak, bashkia Peqin, bashkia Librazhd, bashkia Patos, bashkia Kuçovë, bashkia Poliçan, bashkia Maliq, bashkia Pustec, bashkia Përmet, bashkia Memaliaj, bashkia Vlorë, bashkia Delvinë, bashkia Sarandë.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kërkon zbatimin rigoroz të njoftimit me shkrim të zgjedhësve me të dhënat e përbërësve zgjedhorë nga të gjitha bashkitë dhe për të gjitha njësitë vendore në administrimin e tyre” bëhet e ditur në njoftimin e KQZ.

 

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme