Vrasja e turistit portugez/ Pezullohen dy efektivë, s‘ndërhynë dhe s’njoftuan për konfliktin

Aktualitet | 2 muaj më parë

Dy punonjës policie u pezulluan nga detyra në kuadër të hetimeve për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela Mendes të marten (18 gusht) në Ksamil. Bëhet fjalë për Miosid Matushajn, punonjës i Policisë së Kufirit dhe Migracionit në Gjirokastër, dhe Romeo Shehun, pjesë e Policisë Bashkiake Gjirokastër.

Të dhënat e Policisë saktësojnë, se të dy dyshohet se ndodheshin në lokal gjatë momentit kur nisi konflikti që më pas përfundoi me vrasjen e turistit 21-vjeçar nga Portugalia. Po sipas të njëjtave të dhënave, dy punonjësit e Policisë kishin shkuar në lokal për të ushtruar detyrën e sigurisë private, pas orarit të punës në Policinë e Shtetit dhe atë bashkiake.

Ndonëse kanë parë situatën e krijuar, gjatë përplasjes ata nuk kanë ndërhyrë për të ndaluar përshkallëzimin e konfliktit, madje ka dyshime se ata nuk kanë njoftuar në kohë as policinë për gjithçka kishte ndodhur në vendin e tyre të punës.

Gazetare: Flutura Tota

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme