Vuçiç: Kurti nuk zbaton marrëveshjet, Serbia e vendosur të mos e njohë Kosovën

Kosovë | 3 vite më parë

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka lëshuar sërish akuza në drejtim të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Vuçiç është shprehur se kryeministri i Kosovës nuk pranon të zbatojë asnjë marrëveshje, ndërsa shton se ka Serbia që sipas tij është e përkushtuar të mbajë premtimet e dhëna.

Sipas mediave serbe, mes të tjerash Vuçiç shprehet i vendosur se Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe se nuk do ta njohë dhe as do të pranojë ndonjë dokument që synon të detyrojë që të mbështesë anëtarësim e Kosovës në Kombet e Bashkuara.

“Po e përsëris, Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, Serbia nuk do të pranojë asnjë dokument që e detyron të mbështesë dhe të ndihmojë të ashtuquajturën Kosovë në anëtarësimin e saj në Kombet e Bashkuara”, ka theksuar më tej Vuçiç.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme