Vuçiç: Serbia po përgatitet për një sulm të mundshëm nga aleanca Kroaci-Shqipëri-Kosovë

Rajon | 7 muaj më parë

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha të enjten se Beogradi po monitoron nga afër bashkëpunimin ushtarak midis Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës, duke pretenduar se Serbia po përgatitet për një sulm të mundshëm.

“Ata po presin një moment të favorshëm. Ne po përgatitemi për sulmin e tyre”, tha Vuçiç në një intervistë me Radio Televizionin e Serbisë

Vërejtjet e tij iu referuan një deklarate trepalëshe mbi bashkëpunimin në mbrojtje të nënshkruar nga Kroacia, Shqipëria dhe Kosova në Tiranë më 18 mars 2025, që synonte forcimin e bashkëpunimit në siguri dhe ndërveprimit ushtarak.

“Ne kemi raketa hipersonike kineze, ajër-tokë, me një rreze veprimi deri në 400 kilometra”, tha Vuçiç, duke i përshkruar ato si ndër sistemet më të përparuara të armëve.

Vuçiç tha gjithashtu se Serbia mban marrëdhënie të mira me NATO-n, ndërsa vazhdon të ndjekë një politikë neutraliteti ushtarak.

“Ne nuk duam të anëtarësohemi në NATO, ne do ta ruajmë neutralitetin tonë, por kemi marrëdhënie korrekte dhe të mira dhe do të vazhdojmë t’i ndërtojmë ato”, tha Vuçiç.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme