Vuçiq: Na pret presion i madh nga SHBA për ta njohur Kosovën

Pas mbledhjes në Partinë Progresive Serbe, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq i është drejtuar qytetarëve serbë me një paralajmërim.
Vuçiq tha se “po përballemi me një periudhë të vështirë kur bëhet fjalë për negociatat me Kosovën”.
Ai paralajmëroi presion të shtuar të SHBA-së dhe vendeve evropiane drejtuar Serbisë, që ajo ta njohë Kosovën si shtet të pavarur.
“Pritet presioni i SHBA-së dhe vendeve evropiane për ta njohur Kosovën. Padyshim, një periudhë e vështirë është para nesh”, tha Vuçiq.
“Të gjitha presionet për përpjekjen për t’i dhënë fund kompetencave të autoriteteve në Republikën Srpska duhet të monitorohen” -shtoi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




