Vuçiq: Të gatshëm për gjithçka që nuk përfshin njohjen dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB

Rajon | 3 vite më parë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq (o. Vucic), tha për televizioni “Prva” të Serbisë se afatet kohore për një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë nuk kanë asnjë kuptim dhe se Serbia është e gatshme të përmbushë gjithçka që nuk përfshin njohjen e Kosovës dhe anëtarësimin e saj në Kombet e Bashkuara.

“Ua kam bërë të qartë në Bruksel presidentit të Francës, Emanuel Makron (o. Emmanuel Macron), kancelarit gjerman Olaf Sholc (o. Scholz), kryeministres së Italisë, Xhorxha Meloni (o. Giorgia), përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikë të jashtme Xhosep Borrel (o. Josep Borrell), presidentit të Këshillit Evropian, Sharl Mishel (o. Charles Michel) dhe emisarit për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak (o. Miroslav Lajcak), se nuk do ta zbatojë asnjë pikë të marrëveshjes që ka të bëjë me njohjen e Kosovës apo anëtarësimin e saj në OKB.

“Unë iu thash që ne jemi të gatshëm të zbatojmë marrëveshjet, por thash se për këtë nuk pajtohemi… Duruam dhe do të durojmë. Jemi të gatshëm të përmbushim të gjitha detyrimet tona që rrjedhin nga marrëveshjet me Kosovën, përveç njohjes ‘de facto’ dhe ‘de jure’ të Kosovës apo anëtarësimit të saj në OKB.  Nuk mund ta pranojmë pavarësinë e Kosovës,” tha Vuçiç.

Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të enjten (26 tetor) në Bruksel zhvilluan takime të ndara me krerët e shteteve më të fuqishme evropiane dhe të vetë BE-së, por përpjekjet për të arritur ujdi për Asociacionin në këmbim të normalizimit të raporteve mes dy shteteve dhe njohjes së pavarësisë së Kosovës nuk mundën t’i afrojnë palët.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme