Vula e PD-së, sot në Gjykatën e Lartë rekursi i Rithemelimit

Politikë | 3 vite më parë

Në Gjykatën e Lartë do të mbahet këtë të mërkurë (27 dhjetor) seanca për rekursin që Komisioni i Rithemelimit ka depozituar për vendimin e Gjykatës së Apelit që riktheu në shkallë të parë çështjen e vulës dhe logos së Partisë Demokratike. Seanca pritet të fillojë në orën 09:00.

Kujtojmë se në mars të këtij viti, Apeli zhbëri vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri, që kishte konfirmuar Kuvendin e 11 dhjetorit 2021 të mbajtur nga Komisioni i Rithemelimit.

Ndërkohë mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha kanë paralajmëruar për protestë sot para Gjykatës së Lartë.

Po ditën e sotme, në Gjykatë e Posaçme (GJKKO) pritet të zhvillohet edhe seanca për caktimin e masës së sigurisë për Berishën, për të cilin SPAK ka kërkuar arrest shtëpie. Berisha po hetohet në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit sportiv, Partizani.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme