Xhaçka: Buxheti i mbrojtjes këtë vit afro 12 për qind më i madh
Ministrja e mbrojtjes Olta Xhaçka ka bërë të ditur se buxheti për mbrojtjen vitin e ardhshëm do të vijojë të rritet si në vlerë nominale ashtu edhe në përqindje ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto. Ai do të 1.5 përqind e PBB në vitin 2021 në përputhje me angazhimet në Samitin e Uellsit. Zonja Xhaçka tha se pavarësisht goditjes së ekonomisë nga pandemia po i përmbahemi angazhimit për rritje me 2.7 mld lekë më shumë ose 11.8 përqind më i lartë se viti 2020.
Buxheti i këtij viti mbështet shpenzimet për personelin, arsimimin, modernizimin, operacionet brenda e jashtë vendit etj. Buxheti i vitit 2021 do të mbështesi modernizimn e njësive luftuese si Forcat Speciale, Batalionin Komando, batalioni i dytë i këmbësorisë etj si dhe stërvitjet e përbashkëta
mes tyre “Defender – 2021”, stërvitja dypalëshe me SHBA, më e madhja e zhvilluar në Shqipëri. Sipas saj 8 mijë trupa amerikanë do të dislokohen në disa rajone të vendit dhe reparte të Forcave të Armatosura. Ministrja bëri të ditur se është rikthyer kompensimi i ushqimit për 4 mijë efektivë të FA, që u hoq nga qeveria Berisha në 2013, pak ditë para dorëzimit të pushtetit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




