Xhaçka takon Varhelyin: Shqipëria do të vazhdojë intensivisht reformat për BE!

Integrimi evropian i Shqipërisë ishte në vemendje të takimit mes Ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka me Komisionerin Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi në Bruksel.
“Diskutim shumë inkurajues me Komisionerin për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi mbi hapat e ardhshëm të Shqipërisë në rrugën e integrimit drejt BE-së. Mirënjohje për mbështetjen e tij dhe të Komisionit gjatë gjithë këtij procesi”, theksoi Xhaçka në një postim në rrjetet sociale.
Zonja Xhaçka u shpreh se e siguroi Komisionerin Varhelyi se puna e mirë e Shqipërisë për reformat në BE do të vazhdojë intensivisht.
Ministrja Xhaçka mori pjesë të hënën në takimin informal të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të BE me ministrat e Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Këshillit të Çështjeve me Jashtë të BE-së, në Bruksel.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



