Xi Jinping-u: Kina nuk do të kërkojë kurrë hegjemonizëm

Në fjalimin e mbajtur të martën në ceremoninë e hapjes të mbledhjes vjetore të Forumit të Boaos për Azinë, presidenti kinez Xi Jinping theksoi se, pavarësisht se sa shumë zhvillohet, Kina nuk do të kërkojë kurrë hegjemonizëm, ekspansion, sfera influence dhe garë armatimi. Kina do të vazhdojë të jetë ndërtuese e paqes botërore, kontribuese e zhvillimit global dhe mbrojtëse e rendit ndërkombëtar.
Kreu i shtetit i Kinës vuri në dukje gjithashtu se në marrëdhëniet mes vendeve të ndryshme, në plan të parë duhet të vihen barazia, respekti e besimi i ndërsjellë, ndërsa diktati dhe ndërhyrja në punët e brendshme të vendeve të tjera janë jopopullore. Duhet të promovohen paqja, zhvillimi, barazia, drejtësia, demokracia e liria dhe të nxiten shkëmbimet midis qytetërimeve të ndryshme, për të çuar përpara qytetërimin njerëzor.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




