Yuri Kim thirrje deputetëve: Votoni zgjatjen e vettingut, votoni për Shqipërinë në BE!

Politikë | 5 vite më parë

Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim i ka bërë thirrje politikës, të votojnë pro zgjatjes së afateve të vettingut, si vendim i rëndësishëm për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Amendamenti për zgjatjen e vettingut del para Kuvendit. Disa e kanë keqkuptuar ose keqinterpretuar atë si një çështje partiake ose një hile. Në fakt, është një vendim i rëndësishëm që kapërcen politikën e përditshme. Shpresojmë që deputetët të lënë mënjanë politikën dhe të votojnë për Shqipërinë në Bashkimin Europian. Ne jemi me ty,“- shkruan Yuri Kim.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme