Zbardhet i plotë buxheti 2023, synohet mbështetja për të gjithë sektorët e ekonomisë

Ekonomi | 4 vite më parë

Buxheti i ri i shtetit do të vijojë të ndihmojë të gjitha familjet dhe bizneset e vogla, duke mbështetur financiarisht çmimin e rritur të energjisë elektrike, bizneset me xhiro vjetore deri në 14 milionë lekë nuk do të kenë shtesë të tatimeve dhe taksave, ndërsa do të vijojë rritja e pagave për sektorët e parashikuar, rritje që fillon nga data 1 korrik e vitit 2023. Por kësaj rritjeje i shtohen edhe 5 mijë lekë për çdo të punësuar, për shkak se në buxhetin e ri parashikohet që, tatimi mbi pagat deri në pagën 50 mijë lekë,  do të jetë zero.

Shifrat  i prezantoi para kryetarëve të grupeve kuvendore në Kuvendin e Shqipërisë, nga kreu i financave shqiptare.

Ministrja e Financave iu përgjigj edhe pretendimeve të bërë nga grupe të ndryshme të interesit për rritje të tatimeve dhe të taksave për kategorinë e biznesit të vogël dhe të mesëm.

Debati për paketën e re fiskale do të vijojë të përbëjë diskutimet në vijim të deputetëve, të cilat do të presin mbledhjen e së mërkurës së qeverisë, ku do të miratohet paketa e re që shoqëron buxhetin, për të debatuar, më pas, në komisionet kuvendore taksat dhe tatimet e reja, që sjell ndryshimi i katër ligjeve të rëndësishme të sistemit fiskal. Ministrja Ibrahimaj, përveç zbardhjes së plotë të planit fiskal për vitin 2023, iu parashtroi deputetëve edhe një këshillë, që duhet të kishin parasysh gjatë diskutimit të tyre, për një muaj, deri në datën 24 nëntor, kur do të miratohet i plotë ligji kryesor i funksionimit të ekonomisë, ai i buxhetit të ri të vitit 2023.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme