Zelensky nderon Ramën me Urdhrin e Princit “Jaroslav i Urti”

Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelensky ka nderuar kryeministrin shqiptar Edi Rama me Urdhrin e Princit “Jaroslav i Urti”, shkalla e parë.
Urdhëri është dhënë me motivacionin për kontributin e rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror, mbështetjen e sovranitetit shtetëror dhe integritetit territorial të Ukrainës.
“Jam krenar për këtë ngjarje. Urimet e mia të sinqerta dhe mirënjohja ime e pakufishme për mbështetjen e popullit tim në sprovat e vështira të luftës”, shkruhet në motivacionin e urdhërit të dhënë prej Presidentit të Ukrainës.
Sipas burimeve ukrainase me këtë urdhër janë nderuar edhe Kryeministri i Mbretërisë së Arabisë Saudite dhe Kryeministri i Mbretërisë së Spanjës.
Gazetare Sonila Agostini
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




