Zelensky paralajmëron sulme të reja ruse ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës

Botë | 1 vit më parë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka theksuar se Rusia po intensifikon sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të vendit.

Në fjalimin e tij të mbrëmjes, ai deklaroi se ka mbajtur një takim me komandantin e Shtabit të Përgjithshëm, ku u diskutua mbi mbrojtjen e infrastrukturës kritike, veçanërisht sektorit të energjisë.

“Rusët po përqendrojnë sërish sulmet ndaj objekteve tona energjetike. Ne kemi përgjigje për këtë dhe do të vazhdojmë të përgjigjemi, por prioriteti kryesor është stabiliteti i sistemit”, tha Zelensky.

Ai gjithashtu njoftoi se u diskutuan çështje teknologjike, përfshirë rezervat e sistemeve të mbrojtjes ajrore dhe prodhimin e dronëve.

Zelensky shtoi se, së bashku me ministrin e Mbrojtjes Denys Shmyhal, kanë përcaktuar objektivat për takimin e ardhshëm të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës (formati Ramstein), ku përforcimi i mbrojtjes ajrore është prioriteti kryesor.

Planet për vitin 2026, përfshirë nevojat për pajisje dhe financim, u diskutuan gjithashtu.

Më herët, në orët e para të 8 shtatorit, Rusia kreu një sulm masiv ndaj një centrali termik në rajonin e Kievit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme