Zëvendëspresidenti i PE, David McAllister, uron Ramën për fitoren

Zëvendëspresidenti i Parlamentit Europian, David McAllister, pjesë Partive Popullore Europiane, grupimit ku bën pjesë Partia Demokratike ka uruar Edi Ramën për fitoren e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.
“Z. Rama me lejoni t’ju përgëzoj për fitoren tuaj në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. Suksese për mandatin e radhës dhe zhvillimet e ardhshme në vend dhe si kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian, sigurisht që e ndjek me shumë vëmendje procesin e zgjerimit dhe besoj se ky proces ka një të ardhme dhe të 6 vendet e BP do të bëhen anëtare të BE-së”, është mesazhi i McAllister, i publikuar nga ana e Kryeministrisë.
Duket se PPE po jep sinjale me këtë urim që Basha dhe PD të njohin rezultatin e 25 prillit dhe tashmë, ky hap i numrit dy të Parlamentit Europian është në këtë drejtim. McAllister është deputet i CDU-së gjermane të Angele Merke, ai është edhe Kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian. Partia Demokratike ka deklaruar se nuk do ta njohë rezultatin e zgjedhjeve, duke u shprehur se ato janë manipuluar dhe se ka pasur shitblerje masive të votave.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



