Zgjaten afatet e vettingut, votohen ndryshimet kushtetuese, 118 vota pro, vetëm 4 abstenime

Politikë | 5 vite më parë

Me 118 vota pro, Kuvendi miratoi ndryshimet kushtetuese për të shtyrë deri më 31 dhjetor 2024 mandatin e Komisionit të Pavarur të  Kualifikimit (shkalla e parë e vettingut) dhe Komisionerit Publik. 118 votat janë arritur falë bashkimit të votave të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, ndërkohë që LSI ka abstenuar.

Berisha nuk ka marrë fare pjesë në votim bashkë me grupin e tij. Socialistët u ndihmuan nga votat e deputetëve të Partisë Demokratike të cilët kushtëzuan kartonin jeshil me ngritjen e 2 komisioneve të Posaçme Parlamentare, atë për Reformën Zgjedhore dhe atë për Reformën Administrativo-Territoriale, për të cilat PD ka bërë edhe ndryshime kushtetuese.

Komisionet e reja u votuan respektivisht me 120 dhe 119 vota pro. Edhe aleatët  e vegjël të djathtë respektuan vendimin e partisë që udhëheq opozitën, duke bashkuar votat pro, ndërsa 3 deputetë të LSI vendosën të abstenonin. 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme