Zgjedhjet e 11 majit, Gonxhja: Vota e shqiptarëve shënon fundin e tranzicionit, ishte shuplakë për opozitën

Zgjedhje 2025 | 1 vit më parë

Kandidati për qarkun e Tiranës në radhët e Partisë Socialiste, Blendi Gonxhja, i cili ka rezultuar një ndër më të votuarit në zonën e Vorës ka theksuar se vota e 11 majit është një shuplakë e madhe për mbylljen e tranzicionit dhe një shuplakë për vetë opozitën.

Duke folur për Radio Televizionin Shqiptar, Gonxhja theksoi se vota duhet lexuar shumë qartë dhe pa eufori.

Sipas tij, kjo votë është një pikë kthese që shënon mbylljen e tranzicionit dhe hapjen e kapitullit të Shqipërisë europiane.

“Do ta lexojmë shumë qartë votën dhe nuk ka mbaruar ende numërimi. Ka një numër të madh përpjekjesh nga opozita për ta vonuar dhe penguar, për ta bërë procesin e numërimit të jetë i ngadaltë. Votën do ta lexoja pa asnjë lloj euforie, pa asnjë nxitimi por që ka shumë shuplakë nëpërmjet mbështetjes së një alternative që është mbylla e tranzicionit dhe e një periudhe traumatike e tranzicionit shqiptar dhe hapja e një dere që është ajo e Shqipërisë evropiane”, ka theksuar Gonxhja.

Ai vuri në dukje se në zgjedhjet e 11 majit, ishin një shuplakë e madhe e votuesve të djathtë ndaj vetë opozitës në mënyrë që ajo të ringrihet dhe riorganizohet.

“Pra, votuesit janë shprehur shumë fort, edhe votuesit e djathtë, edhe duke bojkotuar PD-në, kanë folur shumë fort duke thënë që; boll me këtë opozitë, rinovohuni, organizohuni, ngrihuni në nivel dhe bëhuni dinjitozë nëse doni që të jeni alternativë qeverisëse. Këtu brenda ka shumë racionalitet, është një votë pragmatiste prej tyre, nuk është vetëm një votë emocionale”, u shpreh Gonxhja.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme