Zgjedhjet e 14 majit, Balla: Rezultati i zgjedhjeve duhet të pranohet nga të gjitha forcat politike

Rezultati i zgjedhjeve të 14 majit duhet të jetë i gjithëpranuar nga të gjitha forcat politike.
Kështu është shprehur nga Fieri kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, duke bërë thirrje që fushata të jetë e qetë, e pastër dhe pa shumë kosto financiare.
“Duhet të ketë një angazhim serioz i të gjitha forcave politike që marrin pjesë në zgjedhje, për të pranuar rezultatin e këtyre zgjedhjeve. Zgjedhjet e 14 majit duhet të kenë një rezultat të gjithëpranuar dhe partitë politike të angazhohen për fushatë të qetë, të pastër, të thjeshtë dhe pa shumë shpenzime të kota”, tha Balla.
Në garën e 14 majit, Partia Socialiste do të garojë në Fier me Armand Subashin, i cili aktualisht është edhe kreu i kësaj bashkie.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




