Zgjedhjet e 25 prillit, 700 mijë qytetarë mund të mos votojnë nëse nuk rinovojnë kartën e identitetit

Apeli i KQZ-së, Ministrit të Brendshëm, por edhe ambasadorëve të huaj në vendin tonë, Yuri Kim dhe Luigi Soreca, për qytetarët për të rinovuar kartën e identitetit që të mund të marrin pjesë në votimet e 25 prillit, nuk po bien në vesh të shurdhët. Qytetarët vijojnw të rinovojnë kartat që u ka kaluar afati, edhe pse numri i atyre me kartë ID të skaduar vijon të jetë i madh.
Për rinovuar kartën e identitetit, apeli është ripërsëritur edhe sot nga drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, Bledar Doracaj nga Korça, tha se janë rreth 700 mijë qytetarë me të drejtë vote që u ka skaduar karta dhe se mund të paraqiten pranë zyrave për rinovimin e tyre edhe ditën e shtunë. Doracaj tha se puna për rinovimin e kartave do të vijojë deri më datën 25 prill për të bërë të mundur pajisjen e të gjithë shtetasve me letërnjoftimin elektronik, në mënyrë që të gjithë qytetarëve t’u jepet e drejta e votës.
“Nuk jemi më në të njëjtat ato kushte që ishim disa vite më parë kur një qytetar duhet të priste me orë të tëra në radhë në kushte aspak të përshtatshme për një shtetas. Sot jemi në kushte, siç e shikoni, absolutisht shumë komode, bashkëkohore, për çdo shtetas dhe prandaj kemi një arsye më shumë që t’u kërkojmë të gjithëve të vijnë dhe të posedojmë dokumentin. Karta ID apo letërnjoftimi elektronik nuk është thjesht vetëm dokumenti me të cilin qytetari me 25 prill mund të shprehë bindjet e tij politike, por çelësi për të përfituar të gjitha shërbimet në institucionet publike dhe private. Gjithashtu kemi lehtësuar ndjeshëm procedurën e aplikimit. Mjaftojnë vetëm pak sekonda me dokumentin e vjetër biometrik, dhe kuponin e blerë pranë zyrës së Postës Shqiptare për t’u paraqitur dhe në pak ditë dokumenti vjen mbrapsht. Çdo ditë të shtunë dhe çdo ditë jave do punojmë në qoftë se ka fluks, edhe përtej orarit zyrtar për t’iu ofruar të gjithë atyre shtetasve që gjatë javës nuk kanë mundësi, apo nuk kanë mundësi brenda orës 16.00. Por të gjithë ato shtetas që edhe, ose vetëm ditën e shtunë kanë si ditë të lirë dhe mund t’i përkushtohen këtij procesi. Ne do të jemi në punë deri më datën 25 prill për të bërë të mundur pajisjen e të gjithë shtetasve me letërnjoftimin elektronik. Është një numër i lartë, ishte pak më i lartë para disa javësh, vjen në ulje. Por ende nuk jemi aty ku duhet të jemi. Është një numër që me një përllogaritje të përafërt që ne kemi bërë, diku te 700 mijë shtetas”, tha Doracaj.
Karta ID është dokumenti i vetëm identifikues i çdo banori që do të jetë i vlefshëm jo vetëm për votimet, por pasja e saj është detyrim ndaj qytetarëve përmes së cilës mund të marrin shërbime nga institucionet.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




