Zgjedhjet e 25 prillit, Basha takon qytetarë dhe përfaqësues të biznesit

Politikë | 6 vite më parë

Kryetari i Partisë demokratike Lulzim Basha në takimin me qytetarë dhe përfaqësues të biznesit në njësinë 4 në Tiranë prezantoi programin e Partisë që drejton për rimëkëmbjen e shpejtë ekonomike. 
Lideri demokrat Basha tha se në rast fitoreje në zgjedhje do të marrë vendim për uljen e taksave si edhe të çmimit të energjisë elektrike. “Plani ynë është që ata që u zhytën në borxhe për ilaçet, do të marrin ndihmën që u takon. Qeveria i ka lënë vetëm të gjithë. Paratë e taksave tuaja i kanë çuar në xhepat e 10 oligarkëve. Prej shtatorit i kemi kërkuar qeverisë t’i japë biznesit të vogël çekun 1000 euro. Do japim një paketë ndihme anti-COVID për biznesin. Atë që s’e bënë këta, do ta bëjmë ne. Taksa do të jetë 0.5% për bizneset nën 14 milionë lekë të reja xhiro. Bizneset e vogla nuk do të shqetësohen nga inspektorët. Do të japim paketën e ndihmës për qytetarët, do të rritet konsumi. Ulim çmimin e naftës duke hequr taksën Rama 240 lekë/litër. Ulim çmimin e energjisë për familjarët. Kursimet nga këto reduktime të kostove të jetës do të kthehen në konsum. Kjo është paketë stabilizimi. 8 vite që jemi futur në një cikël negativ. Problemet nuk i solli pandemia, thjesht i nxori në pah. Mos u dorëzoni, ndryshimi po vjen. Më 25 prill, njerëzit kanë për t’i dhënë ndëshkimin që meriton. Nëse nuk i mbaj angazhimet, nuk kandidoj për mandat të dytë.” premtoi lideri demokrat Basha.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme