Zgjedhjet e 25 prillit, drejtuesit politikë të PS dhe PD, përballjet sipas qarqeve

Politikë | 6 vite më parë

Partitë politike po infensifikojnë lëvizjet për zgjedhjet e 25 prillit. Tashmë, dy forcat kryesore politike, PS dhe PD, kanë zyrtarizuar të gjithë emrat e drejtuesve politikë në 12 qarqe. Përballja më e fortë do të jetë në Tiranë, ku PD ka zyrtarizuar si drejtues të fushatës Grida Dumën, Jorida Tabakun, Flamur Nokën, Aldo Bumçin, Alfred Rushajn, Belind Këlliçin, Albana Vokshin dhe Agron Shehajn. Ndërkohë që socialistët ja kanë besuar drejtimin e fushatës Erion Veliajt, Elisa Spiropalit dhe Ervin Bushatit.

Përballje interesante do jetë edhe në Elbasan mes Taulant Ballës dhe Gazmend Bardhit. Fushata e PS në Durrës do të drejtohet nga Ardian Çela, ndërsa blutë kanë caktuar nënkryetarin Edi Paloka. Përballje interesante do jetë edhe në Elbasan mes Taulant Ballës dhe Gazmend Bardhit. Në Lezhë ‘përplasen’ dy mirditorë, ish-ministrja Lindita Nikolla dhe padogogu Mark Marku.

Drejtuesit e PS dhe PD në 12 qarqe

Kukës- Safet Gjici  (PS), Flamur Noka (PD)

Shkodër- Ilir Beqaj (PS), Helidon Bushati (PD)

Lezhë- Lindita Nikolla (PS), Mark Marku (PD)

Tiranë ndahet:  Bashkia, Erjon Veliaj Tirana Qark Elisa Spiropali / Kryetari Ervin Bushati (PS)

PD Tiranë (Grida Duma, Jorida Tabaku, Flamur Noka, Aldo Bumçi, Alfred Rushaj, Belind Këlliçi, Albana Vokshi dhe Agron Shehaj)

Durrës – Ardian Çela (PS), Edi Paloka (PD)

Dibër- Olta Xhaçka (PS), Xhelal Mziu (PD)

Elbasan- Taulant Balla (PS), Gazment Bardhi (PD)

Korçë- Niko Peleshi (PS), Edmond Spaho (PD)

Fier-Gramoz Ruçi (PS), Enkelejd Alibeaj (PD)

Vlorë-Damian Gjiknuri (PS), Bujar Leskaj (PD)

Gjirokastër- Bledi Çuçi (PS), Tritan Shehu (PD)

Berat – Bledi Klosi (PS), Tomorr Alizoti (PD)


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme