Zgjedhjet e përgjithshme në Bosnjë dhe Hercegovinë, 5 të arrestuar për mashtrim zgjedhor

Rajon | 4 vite më parë

Teksa Bosnjë dhe Hercegovina po mban zgjedhjet e përgjithshme më 2 tetor, kanë dalë në pah edhe mashtrimet zgjedhore.  5 persona nga komisioni zgjedhor në qendrën e votimit në Hoziç, në veri të Bosnjës, janë arrestuar nën dyshimet se kanë kryer mashtrim zgjedhor.

Sipas prokurorisë të dyshuarit kishin sjellë në qendër të votimit një sasi të madhe të fletëvotimeve të plotësuara.

3.368.666 persona me të drejtë vote do të zgjedhin 518 anëtarë të rinj të qeverisë. Për këto zgjedhje janë akredituar mbi 60.000 vëzhgues.

Votuesit në Bosnjë e Hercegovinë mund të zgjedhin nga mbi 100 parti dhe koalicione, në zgjedhjet e teta të përgjithshme të vendit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme