Zgjedhjet e pjesshme vendore, ja kandidatët për kryetarë bashkie që KQZ po verifikon!

KQZ ka njoftuar se ka përfunduar afati për dorëzmin e dokumentacionit të kandidimit për zgjedhjet e pjesshme të datës 6 Mars 2022.
Partitë politike kanë dorëzuar dokumentet e kandidimit.
Sipas tyre për 6 bashki të vendit do të konkurojnë 20 kandidatë.
Nga 10 subjekte zgjedhore të regjistruara kanë depozituar dokumentacionin 4 subjekte.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën me dije se është duke verifikuar dokumentacionin e depozituar nga subjektet, si edhe po verifikon pastërtinë e figurës për kandidatët.
Partia Socialiste ka depozituar dokumentacionin për 6 kandidatë:
1. Shkodër, zj. Majlinda Angoni
2. Durrës, zj. Emiriana Sako
3. Lushnje, zj. Eriselda Sefa
4. Rrogozhinë, z. Edison Memolla
5. Vorë, z. Blerim Shera
6. Dibër, z. Rahim Spahiu
Partia Demokratike ka depozituar dokumentacionin për 6 kandidatë:
1. Bashkia Rrogozhinë, z. Ferdinand Saraçi
2. Bashkia Dibër, z. Luan Haka
3. Bashkia Vorë, z. Ymer Marku
4. Bashkia Lushnje, z. Indrit Sefa
5. Bashkia Durrës, z. Luan Hoti
6. Bashkia Shkodër, z. Xhemal Bushati
Koalicioni “Shtëpia e Lirisë” SH-L ka depozituar dokumentacionin për 6 kandidatë:
1. Bashkia Vorë, z. Lulzim Vrana
2. Bashkia Dibër, z. Premtim Kryemadhi
3. Bashkia Shkodër, z. Bardh Spahia
4. Bashkia Durrës, z. Ardian Muka
5. Bashkia Lushnje, z. Elton Bano
6. Bashkia Rrogozhinë, z. Hekuran Xhani
Partia e Lëvizja e Re ka depozituar dokumentacionin për dy kandidatë:
1. Bashkia Durrës, z. Jonid Nano
2. Bashkia Dibër, z. Dritan Torba
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




