Zgjedhjet e prillit 2021, 20 kompani do të prezantojnë kostot për identifikimin elektronik

Ekonomi | 6 vite më parë

Në kuadër të zbatimit të teknologjisë për identifikimin elektronik të zgjedhësve në zgjedhjet e 25 Prillit 2021, KQZ ka nisur procesin e përllogaritjes së vlerës financiare së pritshme të kontratës.

KQZ ju ka kërkuar 20 kompanive me eksperiencë ndërkombëtare që operojnë në fushën e teknologjisë së informacionit dhe me përvojë në proceset zgjedhore, të prezantojnë një vlerësim mbi kostot e përdorimit të sistemit dhe pajisjeve të identifikimit elektronik të zgjedhësve.

Më pas KQZ do të përcaktojë buxhetin për projektin e identifikimit elektronik të votuesve, si dhe do të hartojë dokumentacionin e tenderit mbi të cilin do të fillojnë procedurat e prokurimit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme