Zgjedhjet holandeze/ Populisti anti-islam Geert Wilders korr fitore dramatike

Botë | 3 vite më parë

Udhëheqësi veteran populist anti-islamik, Geert Wilders ka korrur një fitore dramatike në zgjedhjet e përgjithshme holandeze.

Pas 25 vitesh në parlament, partia e tij PVV ka fituar 37 vende, shumë përpara rivalit të tij më të afërt, një aleancë e krahut të majtë.

“PVV nuk mund të injorohet më. Ne do të qeverisim”, tha ai.

Fitorja e tij, shkruan BBC, ka tronditur politikën holandeze dhe do të sjellë një tronditje edhe në të gjithë Evropën.

Por për të përmbushur zotimin e tij për të qenë “kryeministër për të gjithë”, atij do t’i duhet të bindë partitë e tjera që t’i bashkohen në një koalicion. Objektivi i tij është 76 vende në parlamentin prej 150 vendesh.

Udhëheqësi i PVV-së fitoi pasi shfrytëzoi zhgënjimin e përhapur rreth migrimit, duke premtuar “kufijtë e mbyllur” dhe duke pezulluar premtimin e tij për të ndaluar Kuranin.

“Ne duam të qeverisim dhe do të qeverisim. Numrat e vendeve janë një kompliment i madh, por gjithashtu një përgjegjësi e madhe”, u shpreh ai.

Para votimit, tre partitë e tjera të mëdha përjashtuan pjesëmarrjen në një qeveri të udhëhequr nga Wilders për shkak të politikave të tij të së djathtës ekstreme. Por kjo mund të ndryshojë për shkak të shkallës së fitores së tij./ BBC

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme