Zgjedhjet, Meta dhe Rama shkëmbjenë deklarata të forta

Një tjetër përplasje është regjistruar sot mes presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit socialist Edi Rama.
Shkak janë bërë disa mesazhe në rrjetet sociale të lëshuara nga presidenti Meta.
“Zgjedhjet duhet të ishin mbajtur me kohë. PËRMBYSJE DEMOKRATIKE më 25 PRILL 2021” shkruajti fillimisht zoti Meta, për të pasuar më pas me një tjetër mesazh “Shqipëria nuk futet dot në thes nga një çetë me banditë, oligarkë dhe arrogantë. HARROJENI! Më 25 prill 2021, Shqipëria në dorë të shqiptarëve!”.
Por mesazhet e kreut të shtetit kanë marrë një përgjigje ironike nga kryeministri Rama “Ke të drejtë Ilir, Shqipëria nuk futet dot në thes, shumë mirë e paske thënë! Prandaj boll e përdore Presidencën e Republikës si thes për atë farë LSI-je dhe Presidentin e Shqipërisë si gojën e shqyer të atij thesi” është përgjigja e Ramës në Twitter.
Deklaratat e shkëmbyera sot paralajmërojnë një fushatë të ashpër zgjedhore për votimet e 25 prillit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




