Zgjedhjet në Itali/ Braçe: Rikthimi i fashizmit nuk është interesi ynë, pesimizmi i së majtës të jetë mësimi ynë

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar për zgjedhjet e zhvilluara në Itali dhe fitoren e tyre nga qendra e djathtë. Me anë të një video mesazhi në rrjetin social Facebook, Braçe shkruan se rikthimi i fashizmit për herë të parë që nga koha e Musolinit nuk është lajm i mirë për Evropën dhe shqiptarët që aspirojnë të hyjnë në Bashkimin Evropian. Sipas Braçes, përçarja e së majtës në Itali duhet të vlejë si mësim, ndërsa thekson se e majta krijoi një kakofoni propozimesh që i luftonin mes vetes dhe lodhi popullin e saj.
“TRE GJERA PER #ITALINE, ZGJEDHJET ATJE
RIKTHIMI I FASHIZMIT, SOVRANIZMIT, POPULIZMIT NE ITALI-per here te pare qe nga koha e #MUSOLINIT, nuk eshte nje lajm i mire per Italine, Evropen, SHQIPTARET NE ITALI E SHQIPTARET NE SHQIPERI, aspiraten tone per tju bashkuar evropes sa me pare; NUK ESHTE INTERESI YNE!
Partia fashiste-e para ne Itali, bashke me sovranistet e populistet, do jene shumice ne parlament, do kene qeverine e tyre, POR NUK REZULTUAN SHUMICE NE VOTAT E ITALIANEVE, voten popullore te italianeve; NE ITALI NUK FITUAN KETA, POR HUMBI E MAJTA E NDARE DHE E PERCARE NE TRE PJESE TE MEDHA NE LUFTE ME NJERA TJETREN! 3. Percarja e se majtes ne Itali, duhet te vleje si mesim per te majtet kudo, edhe per ne; • Percarja te ndeshkon; EGOIZMI INDIVIDUAL I UDHEHEQESVE E GJASMEUDHEHEQESVE-interesat e tyre personale, I GRUPIT, GRUPEVE APO PARTIVE NE TE MAJTE, TE BEJNE HUMBES; ne Itali rezultoi humbes;
E MAJTA E LODHI POPULLIN E SAJ; jo vetem me ndarjet e grindjet mes vetes, luften, me te njejtet njerez, por edhe me paqartesine ideologjike, programore, qeverisese, asfare perfaqesuese ne nje Itali ne lengim prej vitesh dhe gjithe sy e veshe per zgjidhje konkrete, asfare per luften me kundershtarin apo mes vetes; E MAJTA KRIJOI NJE KAKOFONI PROPOZIMESH QE I LUFTONIN MES VETES, nuk ofroi zgjidhje konkrete per lengimin e gjate italian, kthyer ne hall jetik me krizen e energjise, cmimeve, FATURAVE, qe u be krize e ekonomise; HUMBI VEMENDJEN DHE MBESHTETJEN E NJEREZVE-punetoreve, bujqve, sipermarresve, kudo, ne Jug me shume, ne veri. • E MAJTA HUMBI PJESE JETIKE TE TE RINJVE TE MAJTE; E MAJTA U NDA DHE U MBYLL, duke lene jashte grupe te tera te te rinjve te majte; fushata burokratike, anemike, pa shpirt, pa pasion, pa fuqi propozuese e dialoguese, deshmon kete; ambstenimi rekord ne zgjedhje, i ve vulen ketij fakti-HUMBJA E RINISE SE MAJTE! Pesimi i tyre, duhet te jete mesimi yne. PER PAK DO JEMI NE NE ZGJEDHJE!”, shkruan Braçe.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




