Zgjedhjet në Kukës/ KQZ: Albert Halilaj (PS) i pari në fletëvotim, Emri Vata i dyti

Politikë | 3 vite më parë

Në mbledhjen e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve pas shortit është përcaktuar renditja e subjekteve zgjedhore në fletën e votimit për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Kukës, të cilat do të zhvillohen në 24 Shtator.

Në këtë mbledhje është miratuar edhe përmbajtja e fletës së votimit për kandidatet për Kryetarin e Bashkisë Kukës po për zgjedhjet e pjesshme vendore të 24 Shtatorit.

Pas shortit, Albert Halilaj i PS do të jetë numri 1 në fletën e votimit. Ndërsa kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, Emri Vata, do të jetë numri 2 në listë.  

“Në seancën publike të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve u hodh shorti për renditjen e subjekteve zgjedhore në fletën e votimit, për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Kukës, të datës 24 Shtator 2023. Komisioneri miratoi rezultatet e shortit, sipas të cilit rezultoi se Partia Socialiste e Shqipërisë do të renditet e para në fletën e votimit ndërsa koalicioni “Bashkë Fitojmë” do të renditet i dyti. Gjithashtu, Komisioneri miratoi përmbajtjen e fletës së votimit për kandidatet për Kryetarin e Bashkisë Kukës, ku z. Albert Halilaj i propozuar nga PS do të ketë numrin 1 (një) në fletën e votimit dhe z. Emri Vata i propozuar nga BF do të ketë numrin 2 (dy).”– thuhet në njoftimin e KQZ-së.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme