Zgjedhjet në Kukës/ PD-ja zyrtare merr vendimin, nuk do të nxjerrë kandidat

Politikë | 3 vite më parë

Partia Demokratike zyrtare ka vendosur të mos nxjerrë kandidat në zgjedhjet bashkiake që do të mbahen në Kukës më 24 shtator. 

Ka qenë dega e PD-së në Kukës, e cila përmes një njoftimi zyrtar ka bërë me dije se vendimi u mor pas diskutimeve dhe konsultimeve me strukturat drejtuese të partisë.

Në njoftimin e saj, dega e PD-së në Kukës sqaroi se shkak për mosnxjerrjen e një kandidati ishte koha e pamjaftueshme për të riorganizuar degën për zgjedhjet dhe pasojat e frymës së konfliktit të ndezur mes demokratëve. 

Gjithashtu në reagimin  e saj, Partia Demokratike zyrtare ka gjykuar se është koha që të fokusohet te ringritja e partisë, pasi sipas saj interesi i demokratëve dhe i të gjithë qytetarëve të Kukësit që duan ndryshim është rrëzimi i qeverisë. 

PD-ja zyrtare kishte kohë deri më 8 shtator në darkë për të vendosur nëse do të nxirrte kandidat apo jo, por që mesa duket mori vendimin për të mos hyrë në garë. 

Gazetare Jonila Sakajeva

/ rtsh /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme