Zgjedhjet në Kukës, Rama: Rezultati do thellohet deri në kurorëzimin e fitores nga PS

Kur kanë mbetur ende dhe pak kuti për t’u numëruar nga votimi në Kukës, rezultati i të cilëve deri më tani, nxjerr kryesues kandidatin socialist, Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ky rezultat do të thellohet deri në kurorëzimin e fitores nga Partia Socialiste.
Rama u shpreh se votimi i qytetarëve të Kukësit për kandidatin socialist, flet qartë për besimin dhe për pritshmëritë e tyre nga Partisë Socialiste.
“Kur janë numëruar pak më shumë se gjysma e kutive të votimit, kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Kukësit ka një avantazh të pakthyeshëm prej thuajse 3000 votash, i cili do të thellohet ende deri në kurorëzimin e një fitoreje shembullore, që flet qartë për besimin dhe për pritshmërinë e qytetarëve kuksianë ndaj nesh, si edhe për detyrimin tonë të madh ndaj tyre, për të bërë shumë më shumë akoma për Kukësin. FALEMINDERIT KUKËS, FALEMINDERIT TË GJITHËVE”, shkruan Rama.
Deri në këto momente janë numëruar 45 qendra votimi nga 74 që janë në total. Nga numërimi i këtyre kutive, kryeson kandidati i Partisë Socialiste Albert Halilaj, kundrejt kundërshtarit të Bashkë Fitojmë, Emri Vata.
Partia Demokratike zyrtare zgjodhi që të mos përfshinte kandidatë në garë.

/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




