Zgjedhjet, nga mbi 1,2 milionë emigrantë, vetëm 856 duan të votojnë më 25 prill
Politikë | 6 vite më parë

Një prej risive të Kodit të ri Zgjedhor dhe paktit politik të qershorit ishte krijimi i mundësisë për ushtrimin e të drejtës kushtetuese të shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit (diaspora) për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare. Shqipëria është vendi i fundit në rajon dhe Europë që ligjëron votimin e diasporës.
Nga premtimi tek jetësimi është një rrugë e gjatë që lidhet me vullnetin politik, me ekzistencën e një regjistrimi të diasporës, me sistemin e votimit mbështetës për votën e diasporës dhe me mundësinë e përfaqësimit të saj real me kandidatë ose subjekte politike. Gjatë vjeshtës pati disa akte të KQZ dhe replika KQZ-Ministria e Diasporës, por që në thelb paralajmërojnë pamundësinë e votimit të diasporës në zgjedhjet parlamentare 2021.
Tabela e publikuar nga ISP ilustron të dhënat: në Shqipëri, sipas INSTAT janë 1,279,463 shtetas shqiptarë me të drejtë vote, por në KQZ janë regjistruar vetëm 856 qytetarë! Për ilustrim, Kosova ka shumë më pak popullsi sesa Shqipëria dhe megjithatë në zgjedhjet e fundit parlamentare atje u regjistruan 178,026 shtetas nga diaspora, rreth 208 herë më shumë sesa në Shqipëri!

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




