Zhduket nga radari një avion pasagjerësh në Kamçatka të Rusisë

Një avion pasagjerësh i tipit AN-26 është zhdukur nga radari në rajonin Kamçatka të Rusisë.
Duke cituar shërbimin e mediave të Ministrisë së Emergjencave të Rusisë në rajon, agjencitë ruse të lajmeve raportuan se qendra e komunikimit nuk ka arritur të vendosë kontaktin në kohën e planifikuar me avionin AN-26 i cili po udhëtonte nga qyteti Petropavlovsk-Kamçatski për në qytetin Palana në rajonin lindor Kamçatka.
Siç thuhet, në bord gjendeshin 22 pasagjerë dhe 6 pjesëtarë të ekuipazhit.
Autoritetet kanë dërguar helikopterë dhe avionë në terren për të nisur aktivitetet e kërkimit dhe shpëtimit./AA
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




