Zidane ka vendosur: lamtumirë Real Madrid në fund të sezonit

Spanjë | 5 vite më parë

Zinedine Zidane ka vendosur të largohet nga Real Madrid në fund të këtij sezoni. Trajneri francez do të njoftojë lamtumirën e tij me klubin menjëherë sapo të mbyllet La Liga, duke hequr dorë nga viti i fundit i kontratës së tij 13.5 milion neto. Sipas gazetës spanjolle Sport, trajneri francez po përjeton një sezon shumë të ngarkuar nga pikëpamja emocionale dhe kjo ka bërë që të marrë vendimin për tu larguar nga pankina e Blancos.

Nëse lamtumira konkretizohet, do të jetë hera e dytë që Zidane largohet nga pankina e Real Madrid. E para ishte më 31 maj 2018, menjëherë pasi arriti të fitojë trofeun e Ligës së Kampioneve, i treti radhazi. Për momentin, sipas gazetës spanjolle, Zidane nuk ka oferta për sezonin e ardhshëm, por aventura në stolin e kombëtares franceze në fund të Kampionatit Europian nuk mund të përjashtohet.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme