Zjarr në Afrikën e Jugut, evakuohen 4.000 studentë të Universitetit Cape Town

Zjarri që shpërtheu dje në malin Table në Afrikën e Jugut arriti në kampusin e Universitetit të Cape Town-it, ku u evakuuan 4.000 studentë.
Sipas lajmeve në shtypin kombëtar, zjarri që shpërtheu në malin Table dhe dëmtoi ndërtesat e Universitetit të Cape Town-it nuk mund të kontrollohej pavarësisht ndërhyrjes intensive të Departamentit të zjarrfikësit të qytetit.
Zjarri, i cili fillimisht dëmtoi një kafene në Monumentin e Rhodes, më vonë dëmtoi shumë ndërtesa historike të universitetit.
Si pasojë, të gjitha aktivitetet e universitetit u pezulluan ndërsa 4.000 studentë u evakuuan. Gjatë ndërhyrjes disa zjarrfikës u plagosën dhe u shtruan në spital./AA
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




