Zjarr në katin e 10-të të pallatit në Durrës, evakuohen banorët

Aktualitet | 3 vite më parë

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e djeshme në katin e 10-të të një pallati pranë stacionit të trenit në Durrës.

Shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëses kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje ku kanë bërë të mundur evakuimin e banorëve dhe fikjen e zjarrin.

Fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakun e rënies së zjarrit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme