Zv.ministrja Fino pret zyrtarin e lartë të NATO-s, në fokus integrimi dhe siguria në rajon

Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për Çështjet Politike dhe Politikën e Sigurisë dhe Përfaqësuesin Special për Kaukazin dhe Azinë Qendrore, Javier Colomina, po viziton Tiranën .
Ai është pritur nga zv.ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Megi Fino.
Në një postim në rrjetet sociale, ajo bën me dije se gjatë takimit u diskutua mbi rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe rëndësinë e integrimit euroatlantik.
Gjithashtu, Fino dhe zyrtari i lartë i NATO-s u, biseduan veçanërisht për situatën komplekse dhe të paparashikueshme të sigurisë në Evropë.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



