Zyrtari i OBSH-së: Situata në Gazën jugore përkeqësohet nga ora në orë

Botë | 3 vite më parë

Një zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Gaza deklaroi se situata është mjaft e përkeqësuar, pasi bombardimet izraelite janë intensifikuar në jug të territorit rreth qyteteve Khan Younis dhe Rafah.

“Situata po përkeqësohet çdo orë. Ka bombardime të intensifikuara që po ndodhin përreth, duke përfshirë këtu në zonat jugore, Khan Younis dhe madje edhe në Rafah”, tha Richard Peeperkorn, përfaqësues i OBSH-së në territorin e pushtuar palestinez.

Peeperkorn tha se ndihma humanitare që arrin në Gaza është “shumë e vogël” dhe se OBSH është thellësisht e shqetësuar për cenueshmërinë e sistemit shëndetësor në territorin me popullsi të dendur pasi më shumë njerëz lëvizin më në jug për t’i shpëtuar bombardimeve.

“Dua ta bëj shumë të qartë këtë pikë se ne po shohim një fatkeqësi humanitare në rritje,” tha ai.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme