Zyrtari i SHBA takim me drejtuesit e Komisionit të Sigurisë, ambasada jep detajet çfarë diskutuan

I Ngarkuari me Punë i ambasadës amerikane në Tiranë, Dejvid Visner (David Wisner) ka zhvilluar sot një takim në ambjentet e Kryesisë së Kuvendit, me kryetarin e Komisionit të Sigurisë Kombëtare Nasip Naço, dhe nënkryetarin Ferdinand Xhaferraj.
Sipas ambasadës, Wisner ka diskutuar me Naçon dhe Ferdinand Xhaferajn për çështje kyçe të sigurisë kombëtare si prioritetet e mbrojtjes së NATO-s, siguria kibernetike dhe reforma në drejtësi.
Lajmin e takimit e publikoi ambasada amerikane në platformën e saj zyrtare Facebook, ku shkuan se, “Wisner diskutoi bashkëpunimin SHBA-Shqipëri në çështjet thelbësore të sigurisë kombëtare, si përparësitë në mbrojtje të NATO-s, sigurinë kibernetike dhe sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




