1 milionë euro nga spoti i ri, Jack Grealish është një “minierë

Angli | 3 vite më parë

Jack Grealish është një minierë e vërtetë ari. Anësori sulmues i Manchester City, një nga lojtarët më përfaqësues të futbollit britanik dhe trashëgimtari i yjeve të mëdhenj të viteve ’90, ka nënshkruar një kontratë të re: ai do të jetë imazhi i Pepsit në një reklamë në të cilën do të marrë pjesë edhe Vinnie Jones, ish-futbollisti anglez, që ka kohë që është pjesë e industrisë së filmave. Një kontratë me vlerë 1 milionë euro për lojtarin e kampionëve të Anglisë, zbulon “The Sun”.

“Jack do të fitojë më shumë se 1 milion euro nga kontrata e tij e re me Pepsi. Kjo është një fushatë e re reklamuese me Vinnie Jones, që të dy filmuan reklamën, e cila do të transmetohet vetëm në fund të këtij viti. Jack vlen çdo qindarkë sepse çdo gjë që ai prek kthehet në ar. Do të jetë një reklamë vërtet argëtuese; Jack dhe Vinnie po ndjekin gjurmët e lojtarëve të tjerë të mëdhenj si David Beckham dhe Lionel Messi”, shkruan tabloidi britanik.

Jack Grealish është një lojtar i kombëtares angleze, i cili fiton mbi 18 milionë euro në sezon dhe ishte lojtari më i paguar në historinë e Premier League (Aston Villa fitoi 117 milionë euro nga shitja e tij). Grealish është gjithashtu ambasador i Gucci-t dhe ka nënshkruar kontrata miliona eurosh me Bose, një kompani lider në shitjen e pajisjeve audio dhe me Puma-n.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme