“100 arritje në 4 vite”, 38 xhami dhe kisha të restauruara dhe të shpëtuara prej rrënimit

Në rrjetin social Instagram, kryeministri Edi Rama pyeti qytetarët se sa xhami dhe kisha janë restauruar vitet e fundit, 18 xhami dhe kisha apo 38? Më pas ai deklaroi se “38 xhami dhe kisha të restauruara e të shpëtuara prej rrënimit, që sot janë kthyer edhe në atraksione të preferuara turistike”, deklaron zoti Rama.
Përmes projektit “Rrugët e Besimit”, por edhe projekteve të tjera e ndërhyrjeve restauruese, vitet e fundit janë realizuar një sërë ndërhyrjesh në objektet e trashëgimisë shpirtërore, mes të cilave ksha e xhami në gjithë vendin.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




