11 Shtatori/ SHBA përkujton 22-vjetorin e sulmeve terroriste në Kullat Binjake

Amerika dhe bota mbarë shënoi përvjetorin e njëzetedytë të sulmeve terroriste të 11 Shtatorit.
Sulmet ajrore në vitin 2001 lanë të vrarë 2,977 civilë, zjarrfikës dhe policë të kombësive të ndryshme.
Presidenti amerikan Xho Bajden (Joe Biden) pritet të ngushëllojë nga një bazë ushtarake në Alaska, viktimat dhe ata që dhanë jetën për të shpëtuar njerëzit atë ditë.
Sulmet e 11 shtatorit u planifikuan nga Al-Kaeda në Afganistan, e cila mobilizoi kamikazë për të marrë nën kontroll katër avionë me pasagjerë, dy prej të cilëve goditën Kullat Binjake në Nju-Jork, njëri ra në godinën e Pentagonit dhe i katërti në një fushë të hapur në Pensilvani.
Ky do të një nga rastet e pakta që një kryetar shteti i SHBA-së nuk do të jetë i pranishëm në asnjërin prej vendeve ku ndodhën ngjarjet.
Ditën u vendosën qirinj e lule në ujëvarën përkujtimore të ndërtuara në nder të viktimave.
11 Shtatori njihet në SHBA si Dita Kombëtare e Shërbimit dhe Përkujtimit dhe ka si qëllim ta kthejë një ditë tragjedie në një ditë nderimi për viktimat e sulmeve terroriste.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




