136-vjetori i Mësonjëtores së Parë Shqipe, ekspozohen për herë të parë materiale të ndryshme

Muzeu Kombëtar i Arsimit në Korçë me rastin e 136 vjetorit të hapjes së Mësonjëtorës së Parë Shqipe, ka çelur një ekspozitë me sende personale, objekte, korrespondenca dhe materiale të ndryshme të personaliteteve që kanë kontribuar në çeljen e kësaj shkolle si dhe në mësimdhënien tek Mësonjëtorja e Parë Shqipe.
Ka qënë studiuesi, Niko Kotherja ai që ka grumbulluar nga pasardhësit e këtyre personaliteteve të arsimit dëshmitë e asaj ngjarjeje të madhe të arsimit shqiptar. Përgjegjësja e muzeut Shirli Treska bën me dije se të gjitha objektet e paraqitura në këtë ekspozitë dalin për herë të parë për publikun
Përshtypjet për këtë ekspozitë, i kanë ndarë disa ish-mësues nga Korça, si edhe disa ish-mësues nga Maqedonia e Veriut, që në këtë ditë të veçantë, janë ndalur në Korçë.
136 vite më parë patriotë shqiptarë pas përpjekjeve të shumta ia kanë dalë për të çelur në vendin tonë shkollën e parë laike të gjuhës shqipe. Drejtor i kësaj shkolle ishte Pandeli Sotiri.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



