Merr flakë një automjet në aksin Fier-Ballsh, shpëton pa lëndime drejtuesi

Një automjet tip “Ford” është përfshirë nga flakët pak minuta më parë në aksin rrugor Fier-Ballsh, në afërsi të fshatit Lalar.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse të Patosit, të cilat kanë bërë të mundur vënien nën kontroll dhe shuarjen e flakëve.
Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit ka dalë në kohë nga automjeti sapo ka konstatuar zjarrin, duke mos pësuar asnjë dëmtim.
Sipas të dhënave paraprake, shkak i zjarrit dyshohet të ketë qenë një defekt në sistemin elektrik të automjetit.
Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të saktë të ngjarjes.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




