14 maji/ Bashkia e Fierit me 168 mijë zgjedhës, lista përfundimtare

Politikë | 4 vite më parë

Shpallen listat përfundimtare të zgjedhësve në njësitë administrative dhe qendra votimi në Bashkinë Fier. Sipas listës, në 9 njësitë administrative të Bashkisë Fier janë 168 219 zgjedhës që do t‘i drejtohen 224 qendrave të votimit dhe 3 KZAZ që do të administrojnë procesin e zgjedhjeve.

Krahasuar me zgjedhjet e kaluara vendore të 2019, thuajse janë të përafërta shifrat.

Dy njësitë administrative me numrin më të lartë të votuesve jane Levani dhe Cakrani.

Janë përcaktuar ambjentet për qendrat e votimit. Nuk ka ndryshim të numrit të këshilltarëve e percaktuar edhe në zgjedhjet e mëparshme duke mbetur në 51 anëtarë.

Gazetar: Norel Zaimi

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme