Aksident në Durrës, automjeti del nga rruga dhe përplaset me bordurën, humb jetën pasagjeri, shoferi largohet nga vendngjarja

Aktualitet | 1 orë më parë

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:30, në rrugën dytësore të lagjes nr. 13, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës. Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën pasagjeri, shtetasi L. L., 48 vjeç.

Sipas informacionit paraprak të policisë, automjeti drejtohej nga një 39-vjeçar, banues në Kavajë, i cili është larguar nga vendi i aksidentit pas ngjarjes.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, ndërsa vijojnë kërkimet për kapjen e drejtuesit të mjetit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme