14 maji/ KAS miraton rezultatin për Rrogozhinën! Rrëzon kërkesën e “Bashkë Fitojmë” për pavlefshmërinë e kutive të burgut

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka miratuar rezultatin e zgjedhjeve vendore të 14 majit për Rrogozhinën pas rinumërimit të kutive të hënën (5 qershor), duke konfirmuar fitues kandidatin socialist Edison Memolla.
Në mbledhjen e kësaj të marte (6 qershor), KAS pranoi pjesërisht ankimimin e bërë nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” për ndryshimin e rezultatit të tabelës përzgjedhëse, duke pasqyruar rezultatin e dalë pas rinumërimit.
Ndërkohë u rrëzua ankimimi i koalicionit për të mos përfshirë në tabelën përmbledhëse rezultatin e kutive të qendrës së votimit të Burgut të Rrogozhinës.
Pas rinumërimit, Memolla i PS kishte 5129 vota, ndërsa kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Shkëlqim Hoxha kishte 5108 vota, pra diferenca është vetëm 21 vota.
Rinumërimi i votave në Rrogozhinë erdhi pas kërkesës së koalicionit “Bashkë Fitojmë”, me argumentin se diferenca mes kandidatëve ishte mjaft e ngushtë, vetëm 30 vota, dhe se rinumërimi nevojitej për të hequr çdo mëdyshje në rezultat.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




