PSG pa limite, Bayern shtang Atléticon, fitojnë dhe Barça, Interi e Manchester United.

UEFA Champions League | 1 minutë më parë

Spektakël i PSG-së në fushën e Villarreal të martën në mbrëmje, në ndeshjen e xhiros së 4-t të Ligës së Kampionëve. Ekipi i Luis Enriques mori kryesimin në fillim dhe e përfundoi misionin me një fitore 6-0. Barcelona gjithashtu fitoi, duke mposhtur Aston Villan 3-0.

Ndër ekipet e tjera të mëdha, Bayern gjithashtu luajti mirë, duke mposhtur Atlético Madridin 2-0.

Në ndeshjet e tjera, LASK mundi Slovan 4-0 në shtëpi, ndërsa Bodo/Glimt dhe Lille e mbyllën në barazim 0-0. Në orën 18:45, Galatasaray dhe Sporting Lisbon fituan përkatësisht 2-0 dhe 0-1 kundër Stuttgart dhe Shakhtar Donetsk.

Interi harron humbjen në derbi dhe siguroi fitoren e dytë radhazi në Evropë. Këtë herë, zikaltërit mposhtën Feyenoord  me rezultatin 3-0. Skuadra italiane kaloi në epërsi pas tetë minutash me një kryevepër nga Bisseck. Në minutën e 34-t, Interi dyfishoi epërsinë e tij nëpërmjet Pio Espositos, ndërsa Zieliński në minutën e 54-ët mbylli të gjitha llogaritë.

Manchester United, nga 0-2 në 3-2 përballë Romës, një përmbysje e çmendur. Skuadra italiane siguroi avantazhin e dyfishtë me Soule 11’ dhe Malen 18’, ndërsa anglezët u përgjigjën me Fernandes 58’ me penallti dhe Cunha(83’ dhe 86’).


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme