14 maji/ KAS rrëzon KZAZ-në, regjistron kandidatin e pavarur në bashkinë Devoll

Politikë | 4 vite më parë

KAS ka rrëzuar KZAZ-në Devoll, e cila nuk kishte regjistruar një kandidat të pavarur të propozuar nga zgjedhësit. Në një seancë publike, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve pasi shqyrtoi kërkesën ankimore me ankues Çlirim Hoxha me objekt “Kundërshtimin e vendimit të KZAZ, Devoll, për shqyrtimin e kërkesës për regjistrimin e kandidatit të propozuar nga zgjedhësit për kryetar të qeverisjes vendore Çlirim Hoxha”, në përfundim të shqyrtimit, KAS me shumicë votash vendosi të pranojë kërkesën ankimore dhe të detyrojë KZAZ-në, që të regjistrojë dhe të dokumentojë regjistrimin në përputhje me ligjin, si dhe t’ja paraqesë KQZ-së.  

Po sot, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve shqyrtoi edhe kërkesën ankimore, me ankues Partia ”Aleanca Progresiste LZHK” dhe objekt “Kundërshtim i vendimit të KZAZ Prrenjas, për mosregjistrimin e listës së kandidatëve të LZHK për bashkinë Prrenjas”.  Në përfundim të shqyrtimit, KAS me shumicë votash vendosi rrëzimin e kërkesës dhe lënien në fuqi të vendimit të KZAZ-së, Prrenjas.  

Po kështu, KAS shqyrtoi edhe elementët e formës dhe të përmbajtjes së kërkesës ankimore me ankues Vebi Hana, kandidat për Kryetar Bashkie Prrenjas, propozuar nga “Partia Uniteti Kombëtar” me objekt “Kundërshtimi i vendimit të KZAZ Prrenjas 2. KAS vendosi për ndryshmimin e vendimit duke vendosur regjistrimin e Vebi Hana”. 

/rtsh.al/

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme