14 maji/ Mblidhet kryesia e PS-së, bëhet gati lista zyrtare me emrat e kandidatëve për zgjedhjet vendore

Politikë | 4 vite më parë

Në Partinë Socialiste është mbledhur kryesia e kësaj force politike për të zyrtarizuar kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Në këtë mbledhje pritet që të caktohet lista përfundimtare e kandidatëve për postet drejtuese të bashkive të vendit dhe ato të këshilltarëve bashkiakë, teksa kanë mbetur edhe  dy ditë nga përfundimi i afatit zyrtar të depozitimit të listave në KQZ.

Një nga emrat që do të kandidojë për bashkinë e Vlorës është ai i Ermal Dredhës, i cili do të zëvendësojë Dritan Lelin për këtë qark.

Vendimi u mor në Asamblenë e Partisë Socialiste së Vlorës paraditen e sotme ku i pranishëm ishte edhe kryeministri, njëkohësisht kryetari i PS-së, Edi Rama.

Me votim të fshehtë socialistët kanë zgjedhur me 213 vota Ermal Dredhën si kandidat të PS-së për bashkinë e Vlorës kundrejt rivalit të tij socialist deputetit Fate Velaj, i cili mori 50 vota. Dy vota dolën të pavlefshme ndërsa në total ishin 265 vota, informon rtsh.al

Aktualisht Ermal Dredha mban postin e ambasadorit në Emiratet e Bashkuara Arabe ndërsa më parë ka shërbyer dhe si Konsull i Përgjithshëm i Shqipërisë në Bari, Itali.

Dredha është djali i Neki Dredhës, i cili ka mbajtur postin e kryebashkiakut të Vlorës në vitet 1998 – 2000.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme