14 maji/ Meta: Nëse fitojmë bashkitë e vendit do ofrojmë transparencë të plotë për taksat e shqiptarëve

Politikë | 4 vite më parë

Gjatë një conference për mediat nga qyteti i Elbasanit, kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se opozita do të ofrojë një transparencë të plotë ndaj qytetarëve për taksat e tyre nëse do të fitojë bashkitë e vendit në zgjedhjet vendore të 14 majit.

“Ne jemi dakortësuar që çdo takim me këshillin bashkiak do jetë prezente dhe media, po ashtu dhe qytetarët.

Nuk do ndodhë që mos të ketë mbledhje të këshillit, ku qytetarët nuk kanë parë në 4 vjet një mbledhje po ashtu dhe transparenca e buxhetit dhe taksave që qytetarët ta dinë si përdoren paratë që ata paguajnë”, theksoi Meta.

 Meta iu referua kandidatit koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për Elbasanin, Luçianio Boçi për të cilin tha se ai ka bërë një akt të madh duke dhënë dorëheqjen nga mandati i deputetit për të garuar për të marrë drejtimin e Elbasanit.

“Luçiano është thyer si herësi në Elbasan, falë raportit që ai ka me qytetarët. Ai arriti të krijojë një personalitet dhe do vazhdojë të jetë nënkryetar i PD, që udhëhiqet nga Berisha.

Ai bëri një akt duke dhënë dorëheqje nga pozita dhe duke iu nënshtruar vullnetit të qytetarëve, akt sakrifice”, u shpreh Meta.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme